Probleme me sigurinë, dy grupe gjermane pezullojnë operacionet e shpëtimit në Turqi

schedule17:24 - 11 Shkurt, 2023

schedule 17:24 - 11 Shkurt, 2023

Dy organizata gjermane të ndihmës kanë pezulluar operacionet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti duke përmendur probleme sigurie dhe raporte për përleshje midis grupeve të njerëzve dhe të shtëna me armë zjarri.

Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar Gjerman (ISAR) dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (THW) thanë se do të rifillonin punën e tyre sapo agjencia turke e mbrojtjes civile AFAD ta klasifikojë situatën si të sigurt.

“Ju mund të shihni se trishtimi ngadalë po ia lë vendin zemërimit. Prandaj ne do të qëndrojmë në kampin e përbashkët me THW për momentin,” tha për Reuters menaxheri i operacioneve të ISAR, Steven Bayer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!