Probleme me shëndetin, Mbretëresha Elizabeth anulon si rrallëherë planet e saj

schedule09:05 - 24 Janar, 2020

schedule 09:05 - 24 Janar, 2020

Rrallëherë ka ndodhur që mbretëresha Elizabeth të anulojë planet e saj, mirëpo duket se kësaj here gjërat kanë qenë serioze.

Madhëria e Saj anuloi vizitën vjetore në Institutin e grave në Norkfolk dhe kjo sepse nuk ndihej mirë.

Mbretëresha takohet me gratë e institutit për të bashkëbiseduar e për të dëgjuar historitë e tyre, teksa konsumojnë çaj dhe ëmbëlsira.

Ajo e bëri anulimin 30 minuta para se të nisej për në fshatin West Newton.

Sipas burimeve, Mbretëresha ka kaluar një ftohje mirëpo nuk ka vend për alarm për shëndetin e saj, pavarësisht se së fundmi kanë qarkulluar lajme se gjendja shëndetësore e Mbretëreshës nuk është aspak e mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!