Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda Artan Bajrami.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami”, thuhet në njoftim.
Në shkurt të vitit të kaluar KPK shkarkoi nga detyra Bajramin për shkak se ky i fundit nuk justifikonte dot pasurinë.
Bajrami është prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda, para shkarkimit nga KPA./abcnews.al