Probleme me mëlçinë? Produktet që duhet të konsumoni dhe që duhet të shmangni

schedule11:34 - 20 Prill, 2022

schedule 11:34 - 20 Prill, 2022

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishëm në trupin e njeriut. Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur sot në rubrikën “Mjekësia alternative” në Abc e Mëngjesit, pikërisht për të.

Ai ka sugjeruar disa alternativa për të pasur një mëlçi sa më të shëndetshme, duke konsumuar disa ushqime në veçanti dhe duke shmanguar disa të tjera.

Alternativat për të pasur një mëlçi sa më të shëndetshme:

E para, rrallimi i alkoolit ose ulja e dozës së konsumit. Pra, mos të jemi konsumues të përhershëm të alkoolit. Natyrisht, që armiku i përhershëm mbetet duhani dhe yndyrnat e tepërta, sidomos kur ne bëjmë një jetë sedentare. Pra, hamë yndyrna, konsumojmë shumë produkte yndyrore. Nuk lëvizim sepse jeta është bërë e tillë, nga ashensori në makinë, nga makina në një palestër që ka edhe shkallët elektrike dhe është një jetë që nuk na i tretë këto energji, edhe për pasojë akumulohen. Kjo e prish shumë funksionin e mëlçisë, e cila pastron gjakun, e cila ka funksione të tjera për fuqizuar edhe sistemin imunitar e të frymëmarrjes, me të gjitha është e lidhur edhe me sistemin tretës. Prandaj duhet të kujdesemi për të.

Janë disa produkte, të cilat na ndihmojnë veçanërisht dhe këtu futet uthulla e mollës së egër. Këshillohet jo vetëm për mëlçinë, por për qarkullimin e gjakut dhe na ndihmon për një jetë aktive dhe më të lehtë.

Një produkt i kudogjendur është edhe limoni. Ka me shumicë vitamin C, sheqerna të tretshme dhe gjithë ato enzima, që na shërbejnë për trupin tonë.

Një produkt me rëndësi janë edhe omega-t, këtu futet salmoni, fiku dhe sidomos vaji i farave të fikut, i cili nuk është se gjendet kudo”, tha ndër të tjera profesori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!