Është përkeqësuar gjendja e të dënuarve në burgun e Drenovës pasi ishin infektuar disa ditë më parë me koronavirus. Siç raporton gazetari Ermal Vija për abcnews.al, njëri prej tyre ka patur probleme më të theksuara duke u sjellë me urgjencë në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Mësohet se i dënuari ka patur probleme me frymëmarrjen dhe ulje të nivelit të oksigjenit në gjak, ç’ka ka bërë të detyrueshme sjelljen në Tiranë.
Mësohet se gjatë kësaj jave disa të burgosur kanë rezultuar pozitiv me covid 19 në këtë institucion, por në gjëndje të stabilizuar.
Në ambinetet e burgut të Drenovës janë marrë masat me qëllim parandalimin për përhapjen e virusit tek të burgosurit e tjerë.
Pak ditë më parë, një tjetër i burgosur u soll me urgjencë në Tiranë nga Drenova pasi mjekët në e burgut vendosen se atij i duhej një trajtim më i specializuar. /abcnews.al