Lezha është gjithashtu një nga qytetet që ka probleme me adresat e banimit. Gazetari Gjergji Figuri në “Shqipëria Sot” tha se ky problem vijon për shkak se mungon sinjalistika e rrugëve në pjesën më të madhe të qytetit, por problemi qëndron edhe me numrat e objekteve.
“E gjitha Lezha ka një problem sa i përket adresave kjo për shkak se mungon e gjithë sinjalistika qoftë e rrugëve, pjesa më e madhe, por edhe me numrat e objekteve. Vetëm nëpërmjet njohjeve dhe komunikimit me banorët mund të shkojnë tek adresa e përcaktuar. Duket që do të jetë shumë e vështirë.
Një nga postierët e zonës, ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me këtë situatë.
“Numra në pallate nuk ka. Kjo vështirëson punën se ngatërrojnë vendin, por e gjejmë duke pyetur”, është shprehur një prej postierëve.
Nga ana e tij nënkryetari i bashkisë së Lezhës Ermal Pacaj tha se po punohet për zgjidhjen e këtij problemi dhe se brenda 2024 mund të ketë një zgjidhje të kësaj çështjeje.
“Jemi në rrugë të mbarë që brenda vitit 2024 të kemi implementuar të gjithë masë, ndoshta jo në masën 100%. Më pas do të shohim zhvillimin e kësaj”, tha ai./abcnews.al/