“Problematiku” Goxhaj: Po dënohemi çdo ndeshje, ku ishte VAR-i për ne?

schedule19:02 - 3 Shkurt, 2020

schedule 19:02 - 3 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxha, ka shpërthyer në Instagram pas ndeshjes kundër Vllaznisë, e cila u mbyll 2-2. Sipas mbrojtësit, edhe në këtë ndeshje ka pasur padrejtësi kundër ekipit ballshiot dhe me anë të një postimi, ka shkruar: “OK, nuk ishte penallti! U akordua, hera e parë që anulohet në Shqipëri.

Vjen dikush me telefon në fushë i tregon pamjet. Keni futur VAR? Po dy ndeshjet e kaluara, për ne ku ishte VAR-i? Pse nuk hyri dikush në fushë dhe të na jepte atë që meritonim? Ne po dënohemi në çdo ndeshje, njerëz jemi edhe ne.

Dikush na paguan nga lekët e familjes së tij. Na lini dhe neve të jetojmë dhe mos u tallni me djersën tonë. Sepse jemi bukuria e kampionatit! Respekte, koha të na dënoni edhe më shumë. Problematiku Goxhaj”./abcnews.al

 

Postimi i Jurgen Goxhës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!