TIRANË– Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat tregoi problematikat e para, që janë hasur në terren mbi procesin zgjedhor.
Ai theksoi se ka pasur vonesa në 8% të qendrave të votimit, ndërsa listoi si shqetësim dhe prezencën e aktorëve të partive, në qendrat e votimit.
“Nuk kemi asnjë qendër votimi të pahapur dhe të bllokuar. Nga përpunimi që kemi bërë. Janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë, rreth orës 08:00. Në 5% në qendrave të e votimit nuk kanë qenë të pranishëm të shtatë anëtarët e qendrës së votimit, ka patur kuorum prej katër anëtarësh, por s’kanë qenë të gjithë. Në të gjitha qendrat e votimit kanë qenë prezentë vëzhgues të partive dhe të tjerë.”, tha ai.