“Problem kalendari i ngjeshur dhe i nxehti, fiziku ynë nuk do e përballojë”

schedule15:38 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:38 - 1 Qershor, 2020

Barcelona u rikthye sot të zhvillojë një stërvitje të plotë pas shumë kohësh. Gjendja në skuadër është e mirë për momentin, por Clement Lenglet nuk e fsheh shqetësimin e tij për rikthimin në fushë.

Mbrojtësi francez i trembet dëmtimeve dhe kalendarit të ngjeshur në një prononcim për El Partidazo de Movistar. Barcelona nis mbrojtjen e titullit jashtë fushe kundër Mallorca, duel që do të luhet në orën 22:00 të datës 13 qershor.

Ndihemi mirë. Kemi qëndruar shumë javë pa stërvitje normale, por kemi punuar në shtëpitë tona. Jemi të qartë që do të rrezikojmë shumë, do të luajmë kaq shumë ndeshje, kur zakonisht duhet të bëjmë një pushim 3-mujor për shkak të kohës së nxehtë.

Do të jetë e vështirë për trupin tonë, duhet të përgatitemi mirë dhe të evitojmë dëmtimet. Po fillon një kampionat i ri me 11 ndeshje. Po nisim gjithçka nga zero, por duhet të fitojmë ndeshjet, edhe më shumë se më parë“, thekson mbrojtësi i Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!