“Pro reformave të mëdha”/ Reagimi i BE pas propozimit të Ramës

schedule16:01 - 13 Maj, 2024

schedule 16:01 - 13 Maj, 2024

Pas ambasadës së SHBA-së që reagoi shpejt në mbështetje të nismës së fundit të kryeministrit Rama, për një komision të posacëm, për mirëqeverisjen, me focus për të luftuar korupsionin, edhe delegacioni i BE-së në Tiranë, i jep dritën jeshile propozimit.

Por rëndësinë Delegacioni i BE-së, e vendos tek cështja e ligjeve të drejtësisë, që duhet të vijojnë në shinat e 2016, kur u bë reformimi i sistemit.

“Ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike. Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Delegacioni i BE-së, në vijim të reagimit të detajuar, vendos theksin dhe tek bashkëpunimi i të gjithë politikës për të bërë ndryshimet e nevojshme, në funksion të reformave të nevojshme.

“Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile”

Të martën e javës që shkoi, kryeministri Edi Rama në një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentare dhe ministrave, propozoi një iniciativë për ngritjen e një komisioni të posdacëm parlamentar, për të ndërhyrë në disa ligje, për të bërë më efektive luftëk kundër korrupsionit. Kjo nismë ka marrë përgjigje në parim positive nga grupi më i madh i deputetëve të opozitës, atyre të Rithemelimit të Berishës, që do të konkretizohet në momentin që nisma futet në Parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!