Pro dhe kundër LGBT, “Bardh a Zi” hedh në gjyq 17 Majin, Lekatari: Lërini njerëzit të jetojnë si duan

schedule21:32 - 21 Maj, 2021

schedule 21:32 - 21 Maj, 2021

Emisioni “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme në “ABC” hodhi në gjyq 17 Majin, që njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Pro apo kundër LGBT. Të ftuar në studion ishin Altin Hazizaj, Zhaklin Lekatari, Artan Manushaqe dhe Arbis Vjerdha, ndërsa debati ishte i fortë.

Altin Hazizaj u shpreh se morali ka vdekur dhe se secili duhet të jetojë jetën e tij. “Orientimi seksual si i juaji që nuk është sëmundje edhe i imi nuk është sëmundje. E drejta e martesës është kushtetuese. Qytetarët të jetojnë jetën të lirë. Frika më e madhe e prindërve ka të bëjë si shoqëria do e trajtojë fëmijën. Frika më e madhe e familjes është mos i thuaj botës.

Në momentin që një person nuk pranon një qenie njerëzve tjetër që kërkon të jetojë jetën e vet pa dëmtuar asnjë, në atë moment…Jetojmë në një botë që jemi qenie të lira dhe të barabarta. Për një kohë shumë të gjatë është konsideruar si sëmundje, por problemi unë e kam që sot e kësaj dite, ku ka kaq shumë informacion ne përsëri mendojmë moralin. Morali ka vdekur. Morali im është morali im. I juaji është i juaji” tha ai.

Zhaklin Lekatari tha se bota është e bukur se është e ndryshme. “Seksualiteti është fluid dhe gjatë jetës ndryshon. Një person që do zhvillimin ndryshon, ka faza. Gjatë jetës ndryshon. Është shekulli i 21-të, ku jeni rritur dhe edukuar?! Pjesa më e madhe e prindërve e kanë të vështirë t’jua shpjegojnë fëmijëve se nuk kanë njohuri. Edukimi, kultura na mësojnë tolerancën, dashurinë dhe të kuptojmë. Lërini të tjerët të jetojnë. Bota është e bukur se është e ndryshme. Homoseksualiteti nuk do u rrezikojë shtimin e jetës” tha ajo.

Por Artan Manushaqe është kundër dhe kërkon që të ruhet bërthama e familjes. “Seksualiteti është element brenda martesës dhe bashkëjetesës që të identifikon. Ne kemi zanafillë si kemi ardhur, një burrë, një grua. Kur ti je person publik në fusha të caktuara, marrëdhënia jote ndikon edhe në fusha të tjera dhe këtu prek opinionin publik. Nëse një fëmijë e ka prindin homoseksual është 5 herë i prirur. Duhet të ruhet bërthama e familjes, pasi shoqërinë shqiptare e shikoj shumë të lidhur me familjen tradicionale” tha ai.

Arbis Vjerdha e shikon problemin te e drejta e çifteve gay për të adoptuar fëmijë. “Unë jam kundër këtyre. Nëse një gay është ashtu se ashtu ka lindur, krim është t’u japësh fëmijë dy femrave apo dy meshkujve që do iu japin edukim të cunguar.

Të betohem se nuk e kam kompleksin nëse do të më kishte lindur çuni gay. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi. Unë nuk arrij me kuptuar se cfarë kuptojnë këta në 17 Maj, cfarë përfaqësimi kërkojnë këta? Cfarë kërkoni ju?

Një gay nuk përbën asnjë problem për mua, por kur thotë do të ndërroj organet dhe thotë do të marr pjesë në garat sportive, këtu prishet një zinxhirë natyror. Problemi është cfarë kërkojnë këta?” ngriti pyetjen ai duke sjellë debat në studio, ndërsa Zhaklin Lekatari u përgjigj duke i thënë se “Kërkojnë të drejta njerëzore, kur të dalin në rrugë askush të mos u thotë do t’ju djegin”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!