Pro demokracisë dhe kundër qeverisë, mijëra persona sërish protestë në Hong Kong

schedule14:07 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 14:07 - 8 Dhjetor, 2019

6 muaj pas fillimit të protestave në qershor të këtij viti, me mijëra persona marshuan sërish në Hong Kong pro demokracisë dhe kundër qeverisë. Për organizatorët, pjesëmarrja massive e së dielës është rasti i fundit për lidershipin e kolonisë britanike dhe pro Pekinit, që t’i japë fund krizës politike.

Janë me dhjetëra mijëra personat që marshuan në Hong Kong në korteun e nisur nga parku Viktoria dhe i promovuar nga Fronti i të drejtave njerëzore dhe civile.

Iniciativa e së dielës, e cila çuditërisht nuk u pengua nga policia, ndodh pikërisht në 6 mujorin e protestave të nisura në qershor të këtij viti kundër ligjit për ekstradimet në Kinë, dhe të kthyera më pas në një rast për të kërkuar reforma demokratike. Për organizatorët, pjesëmarrja massive e së dielës është rasti i fundit për lidershipin e kolonisë britanike dhe pro Pekinit, që t’i japë fund krizës politike.

Vetëm dy javë më parë zgjedhjet në vend i dhanë një fitore të paprecedentë frontit pandemkratik, i cili mori 388 vende nga 452 dhe 17 këshillë nga 18. Një rezultat i cili rrëzoi pretendimet e guvernatores Kerri Lam dhe të administratës së saj për ekzistencën e një mazhorance të heshtur kundër protestave në vend./abcnews.al