Ndërsa në gjykatën e posaçme po përballen avokatët e tij, Sali Berisha po intensifikon daljet nga selia blu, për të bindur demokratët që e ndjekin, se SPAK-së, është duke vepruar sipas urdhrave politik të Edi Ramës. Këtë të mërkurë, ai zhvilloi një konferencë për të thënë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të favorizuar dhëndrin e tij, dhe më pas kryesinë e tij, për t’i kërkuar përfshirjen në betejën e tij.
“Beteja pa kthim duhet të organizohet”
Në këtë betejë të tijën, Berisha duket se do të mobilizojë të gjithë demokratët, që ende e mbështeësin. Për këtë, plani më i mundëshëm, është nisja e një turi në bazë, për të sqaruar demokratët se në cilën anë qëndron e verteta e dosjes “Partizani”
“Beteja pa kthim kërkon sakrifica nga çdo demokrat”
Vendimi do të merret të premten, kur do të mblidhet këshilli kombëtar i tij.
“Mesazhi im është të bëjmë gjithçka, të shpërndahemi në mbarë vendin në një dialog, në një emergjencë. Thashë edhe njëherë ky është kapitulli i fundit dhe këta nuk kanë fund fare se ky nuk ndalet në betejën e asgjësimit të opozitës”
Në selinë e PD-së janë deputetët ata që kanë qëndruar më indiferentë. Por Berisha thotë se do të vijojë edhe qëndresa në Parlament, që nisi të enjten e javës së kaluar.
“Do të vijojmë me të gjitha betejat. Do të bëjmë”