Priyanka Chopra publikon “Unfinished”, rrëfen historinë pas ndërhyrjes që i “ndryshoi” fytyrën

schedule19:18 - 9 Shkurt, 2021

schedule 19:18 - 9 Shkurt, 2021

Priyanka Chopra ka publikuar librin e saj “Unfinished”, në të cilin tregon historikë prekëse të jetës së saj dhe sfidat e shumta me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj. Ajo është ndalur dhe tek ndërhyrja që bëri në fillim të viteve 2000, pasi kishte një rritje beninje në zgavrën e hundës.

Për fat të mirë, një polipektomi dukej si një procedurë mjaft rutinë. Për fat të keq, nuk ishte. Gjatë operacionit, mjeku aksidentalisht më dëmtoi hundën dhe ura e hundës u shemb. Isha e tmerruar. Hunda ime origjinale ishte zhdukur. Fytyra ime dukej krejt ndryshe. Unë nuk nuk isha unë.”, shkruan aktorja në librin e publikuar ditën e sotme.

Image result for Priyanka Chopra

Pas kësaj ndodhie, ajo tregon se shumë media e cilësuan si “Chopra Plastike” dhe se iu mohuan dy filma për shkak të rezultatit nga operacioni. “Fakti se unë jam një person punlik nuk do të thotë që gjithçka për jetën time duhet bërë publike. Unë zgjedh të ndaj atë që dua dhe kur dua unë. Të gjitha fjalët për pjesët e trupit dhe tonin e lëkurës më bënë të ndihem e zhvlerësuar dhe e pasigurt për të ardhmen time.”, shtoi ajo. /abcnews.al

Image result for Priyanka Chopra

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!