EMRAT/ “Privatizuan” Qendrën Shëndetësore, prokuroria kërkon arrestimin e 5 punonjësve të Kadastrës në Tiranë

schedule15:53 - 23 Shkurt, 2022

schedule 15:53 - 23 Shkurt, 2022

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e gjashtë personave në kryeqytet, ku pesë prej tyre janë punonjës të Kadastrës, kurse i gjashti është banor i fshatit Qeha.  Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë arrestuar 3 persona mes tyre një qytetar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se kanë kryer një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas prokurorisë, një banor i fshatit Qeha në Tiranë ka paditur në prokurori Hajdar Sulën me argumentin se kishte përvetësuar godinën që shërbente si Qendër Shendetësore për komunitetin. Pas padisë, prokuroria ka bërë verifikimet përkatëse dhe ka zbuluar se Qendra Shëndetësore ishte legalizuar në kundërshtim me ligjin për legalizimet.

Në dosjen hetimore thuhet: Pas këqyrjes në terren të pasurisë dhe kryerjes së ekspertimit vlerëses eksperti ka arritur në konkluzionin se: “qendra shendetesore ne fshatin Qeha –Shetaj ka qene qysh para viteve 90 dhe sikur arsyetova nuk eshte ndertuar nga  shtetasi Hajdar Sula sikur eshte vetdeklaruar prej tij dhe gjithashtu konstatohet qe nga ana e njesise vendore dhe institucionit te ALUIZN  IT nuk jane respektuar dispozitat ligjore  per kete  ndertese objekt i ketij ekspertimi”.

Kaq ka mjaftuar që prokuroria të tundë prangat duke kërkuar arrestimin e gjashtë personave, pesë prej të cilëve punonjës të Kadastrës në Tiranë.

Sipas prokurorisë, personat janë fjalë kanë kryer vepër penale për shkak të aktivitetit të paligjshëm si më poshtë:

-Ish-punonjësit të ALUIZNIT, që kanë bërë matjet në terren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjës në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar  nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008) me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjet dhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimi ndodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që është pasuri shtetërore.

  • Ish-punonjësit të ALUIZNIT, që kanë bërë matjet në terren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjës në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008) me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjet dhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimi ndodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që është pasuri shtetërore.
  • Nga ish-punonjësi i ALUIZNIT Adrian Duro, konstatohet se me mosveprime janë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit penal. Punonjësit e Aluizinit, konform detyrimeve ligjore, më datë 2.11.2018 kanë dërguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkesën për përcaktimin e statusit juridik të pronës.
  • Gjithashtu, veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprime, konstatohet ta kenë konsumuar edhe punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët kanë pajisur me çertifikatë pronësie mbi objektin 2 kat, të ndodhur në ZK.3091, me numër pasurie 151/9/1,e afishuar në vol.2, faqe 188, të cilët edhe pse kanë konstatuar se është pasuri shtet, përsëri kanë vazhduar me regjistrimin e lejes së legalizimit, Ergys Halili dhe Leonard Grabova.
  • Përsa i përket shtetasit Hajdar Sula, vlerësohet se ka konsumuar dy vepra penale, atë të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, në dosjen e legalizimit të pronës, ndodhen dy deklarata noteriale, të Hajdar Sulës, i cili deklaron fakte të rreme, lidhur me investimin nga ana e tij në godinën e Qendrës Shëndetsore, që në vitin 1997.

Në deklaratën për përfshirjen në procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe/ose shtesës në ndërtim me leje, Hajdar Sula, deklaron se objektin e ka ndërtuar në nëntor të vitit 1997. Ndërsa në deklaratën noteriale Hajdar Sula, kërkon legalizimin e objektit dy katësh, në bazë të deklaratës  për përfshirjen në procedurën e legalizimit nr.2369 prot, datë 31.10.2014. Ai deklaron gjithashtu, se ndërtimin e mësipërm, prej dy katësh e ka vetëm për banim dhe nuk do të përdor për qëllime të tjera veç banimit.

Emrat dhe masa e sigurisë e kërkuar: 

  1. Hajdar Sula, i biri i Zyber dhe i Nurije, lindur më 25.10.1961 në Qeha dhe banues në Tiranëm si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

  1. Klediol Bilo, i biri i Vesel dhe i Elisabeta, lindur më 18.7.1984 në Fshatin 31 Korrik dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes te ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

  1. Petro Tusha, i biri i Fatos dhe i Ermira, lindur më 24.1.1980 në Berat dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

  1. Ergys Halili, i biri i Agim dhe i Valentina, lindur më 4.7.1990 në Tiranë dhe banues në Tiranë, Bulevardi “Bajram Curri”, punonjes te ASHK si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

  1. Leonard Grabova, i biri i Ramadan dhe i Vera, lindur më 1.2.1966 në Tiranë dhe baues në Tiranë, Rruga “Kajo Karafili” nr.60, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

  1. Adrian Duro, i biri i Mitraq dhe i Zyra, lindur më 10.6.1985 në Ersekë, banues në Tiranë, Rruga Lord Barjon, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!