Privatizimi i kompleksit Partizani, Taulant Balla mbërrin në SPAK për të depozituar prova të reja

schedule15:18 - 25 Korrik, 2022

schedule 15:18 - 25 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur këtë mesditë në SPAK për të depozituar prova të reja në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

Lexo edhe: Balla: Privatizimi i kompleksit “Partizani”, sot prova të reja në SPAK

Lajmin e ka bërë të ditur  vetë Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se kush mendon se “kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!
 

/abcnews.al/