Gentian Selmani po spikat me skuadrën e Boluspor. Në ndeshjen e fundit, që ekipi i tij e fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 kundër Altay, portieri i kombëtares shqiptare ishte lojtari më i vlerësuar.
Vlerësimet kanë vijuar për “gardianin” 23-vjeçar. Ai është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në ligën e dytë turke. Diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë.
Selmani po luan sezonin e dytë në Turqi. Fillimisht ai iu bashkua skuadrës së Menemenspor pasi kishte shkëlqyer me Laçin në Superiore dhe në fund të janarit kaloi te Boluspor. /abcnews.al