Një nga transferimet më të bujshme që u bë në merkaton e verës ishte kalimi i Sergio Ramos te PSG.
Për shkak të një dëmtimi që futbollisti pësoi nuk ka mundur të bërë debutimin e tij me skuadrën franceze. Javë pas jave flitet se kur mund të jetë momenti i tij i debutimit dhe të luajë minutat e para me skuadrën e tij, por duket se pritjes po i vjen fundit.
sipas mediave franceze, ish-mbrojtësi i Real Madrid me shumë gjasa mund të debutojë këtë javë e PSG, ku parizienët do të luajnë ndaj Saint-Etienne.
Spanjolli mund të jetë një vlerë e shtuar për mbrojtjen e PSG duke marrë parasysh se kundër Chelsea në Champions League, ky repart la shumë për të dëshiruar dhe me eksperiencën e tij mbrojtësi mund të kthejë një mendtalitet tjetër në këtë skuadër. /f.a/abcnews.al