Një shfaqje e ngjashme me atë të Superboël, kështu e përshkruan “Chiringuito” shfaqjen hapëse që Real Madrid po organizon për inagurimin e “Santiago Bernabeut” të ri më 23 dhjetor.
Punimet e rinovimit të objektit historik në kryeqytetin spanjoll nisën në vitin 2019 dhe i detyruan “Los Blancos” të luanin disa ndeshje zyrtare në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, brenda qendrës sportive.
“Bernabeu i ri”, si dhe zonat e rinovuara plotësisht për spektatorë, do të kenë një çati të mekanike e cila do të hapet e do të mbyllet sipas kushteve klimaterike të motit, si dhe një ekran të madh LED që do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e tribunave./ h.ll/abcnews.al