Nga dita e sotme (datë 9 Korrik) aeroporti i Kukësit do të jetë gati për të nisur fluturimet e para ndërkombëtare. Fluturimi i parë do të jetë nga Zvicra për në Kukës.
Drejtori i Aeroportit Altin Progonati thotë se nga ana teknike është gjithçka gati, ndërsa theksoi se qëllimi është jo vetëm tërheqja e sa më shumë e linjave ajrore, por edhe charterat apo avionët privatë.
Ndërkohë më shumë se 100 djem e vajza nga Kukësi të trajnuar janë të punësuar në sektorin e sigurisë, shërbimeve, mirëmbajtjes dhe check-in.
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit./ Abcnews.al