Në 18:30 kreu i PS-së Edi Rama do të prezantojë listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Cdo drejtues politik do të publikojë emrat e skuadrës së tij të qarkut për t’i lënë fjalën kryeministrit Edi Rama që synon mandatin e tretë.
Skena jashtë ambienteve të selisë së PS-së është gati, bashkë me sloganin e ri që është “Shqipëria e ardhmja jonë” e shoqëruar me hashtagun #skakohëpërpushim.
Pas 8 vitesh qeverisje Edi Rama braktisi “Rilindjen”, idenë me të cilën erdhi në pushtet duke rikthyer logon e vjetër të PS-së, krah së cilës bëri prezantimin e emrave që do të jenë në vendin e parë në të gjitha qarqet.
Lista pritet që të ketë të tjera surpriza, teksa sot u larguan Eglantina Gjermeni dhe Musa Ulqini./ db/ Abcnews.al