Pritjes i vjen fundi, Alves do të regjistrohet të Barça para ndeshjes së ardhshme

schedule10:09 - 4 Janar, 2022

schedule 10:09 - 4 Janar, 2022

Barcelona ka konfirmuar se Dani Alves do të regjistrohet si lojtarë i tyre para ndeshjes së ardhshme që skuadra do të luajë kundër Granada me 8 janar.

Alemany konfirmoi të hënën se Alves tani është në gjendje të regjistrohet, duke iu dhënë fund edhe spekulimeve se kishte dyshime mbi regjistrimin e lojtarit.

Kujtojmë se Dani Alves iu bashkua katalanasve në verë dhe duhet të priste datën 3 janar që të hapej edhe dritarja e tij e regjistrimit. Lojtari ka luajtur një ndeshje me Barçën ndaj Boca Juniors. /f.a/abcnews.al