Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me burrin Sebastian Bear-McClard. Modelja 29-vjeçare ndau pak minuta më parë se i vogli lindi tre ditë më parë, ndërsa zbuloi dhe emrin e tij.
“Sylvester Apollo Bear është bashkuar me ne në Tokë. Sly erdhi në jetë më 3/8/21 në mëngjesin më surreal, më të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës time.”, shkroi ajo krahas fotos ku shihet duke ushqyer me gji të voglin e saj.
Kujtojmë që kur modelja zbuloi se është në pritje të ëmbël theksoi se nuk do ta zbulonte gjininë e fëmijës deri në moshën 18-vjeçare. “Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do ta zbulojmë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily. /abcnews.al