Prej disa ditësh, moderatorja e njohur, Luana Vjollca është në qendër të mediave rozë. Ajo po diskutohet pafund për rikthimin e saj me projektin e ri.
Fillimisht, u komentua tatuazhi i Luanës që lidhej me sensibilizimin ndaj personave që kishin kryer vetëvrasje, ndërsa më tej u publikuan disa foto ku ajo shfaqej me shenja dhune.
Si pasojë, u kuptua që projekti i saj, “Thuaje” do të ketë në fokus vajzat dhe gratë, të cilat kanë nevojë për përkrahje.
Mirëpo, së fundmi, Luana ka bërë të ditur se “Thuaje” do të publikohet sot duke filluar nga ora 18:00.
Ajo ka ndarë një video në ‘Instagram’, duke theksuar se ky projekt do të transmetohet në kanalin e saj në “Youtube”.
“SOT
#THUAJE
18:00
Në kanalin tim ne YouTube, do të themi shumë!!!”, ka shkruar Vjollca./abcnews.al
View this post on Instagram