Almeda Abazi është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqipat dhe të atij turk tashmë prej disa vitesh.
Ajo ka qenë shumë aktive në televizion, por me lindjen e djalit u shkëput. Mirëpo, mesa duket Almedës i ka ardhur koha të rikthehet.
Ditën e djeshme, Almeda është ndaluar nga gazetarët turk pas një dreke me mikeshat e saj. Ajo tregoi se i mungon shumë televizioni dhe do të rikthehet me një projekt të ri.
“Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”, tha Almeda. Megjithatë, ylli i famshëm nuk zbuloi më shumë dhe për projektin që do e rikthejë në ekran. Gjithçka mbetet për t’u parë me kalimin e kohës./abcnews.al