Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pritja merr fund, Milani akord per rinovimin e yllit të ekipit

schedule14:36 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:36 - 24 Shkurt, 2021

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, është shumë pranë rinovimit. Sipas raportimit të “SportMediaset”, ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të kuqezinjve.

Me shumë gjasa turku do të firmosë deri në vitin 2025 dhe paga e tij e re do të jetë plot 4 milionë euro neto në sezon. Gjithashtu, në të do të përfshihen edhe 500.000 euro bonuse, të cilat i tejkalojnë hendekun fillestar financiar që kishin palët mes tyre.

 



Hakan Çalhanoglu

Marrëveshja pritet të finalizohet në orët e ardhshme, ku pritet të vijë dhe një njoftim zyrtar nga ana e Milanit. Calhanouglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Piolit, ku deri më tani numëron 20 ndeshje në Seria A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!