Qeveria e Maqedonisë i kërkoi falje Republikës së Austrisë për gabimin e paqëllimshëm gjatë vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz, në Republikën e Maqedonisë.
Në fakt gjatë pritjes është vendosur flamuri i Letonisë në vend të atij austriak para ndërtesës së Qeverisë në Shkup.
Sipas deklaratës për media të qeverisë së Maqedonisë gabimi është bërë për shkak të ngjashmërisë së madhe mes flamujve të dy vendeve./abcnews.al