“Pritet një rritje e shifrave”, eksperti: Deri kur pritet të zgjasë pandemia

schedule18:40 - 2 Shtator, 2021

schedule 18:40 - 2 Shtator, 2021

Kreu i Shoqatës Federale të Fondeve të Sigurimeve Mjekësore Andreas Gassen është shprehur se pandemia do të zgjasë edhe për gjashtë deri në nëntë muaj.

Deklaratat Gassen i bëri  në një intervistë të botuar sot në gazetën Düsseldorf Rheinische Post.

“Pandemia ndoshta do të zgjasë edhe gjashtë deri në nëntë muaj. Unë vlerësoj se koronavirusi do të përfundojë në pranverën e vitit 2022. Deri atëherë, shkalla e vaksinimit do të jetë pak më e lartë, por mbi të gjitha numri i njerëzve që janë shëruar me antitrupa do të rritet. Kufizimet ndoshta do të bëhen plotësisht të panevojshme atëherë,” tha ai.

Gassen shtoi se numri i të infektuarve do të rritet përsëri në vjeshtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!