Priten përmbytje, IGJEUM nxjerr hartën e rrezikut: Zonat ku duhet kujdes maksimal

schedule14:52 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:52 - 9 Dhjetor, 2021

IGJEUM ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme deri ditën e shtunë.

Sipas IGJEUM, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, por do të vërehet një intensitet më i lartë në qarkun e Vlorë, ku është rritur rreziku për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit Vjosa.

Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve”, paralajmëron IGJEUM.

Ndërkohë, siç njoftoi më herët abcnews.al duke iu referuar stacioneve meteorologjike të rajonit, pasditja e sotme do të karakterizohet nga reshje intensive shiu edhe në pjesën qendrore të vendit si edhe në zonën mes Burrelit, Rrëshenit dhe Kukësit. Reshjet në këtë zonë do të jenë intensive nga pasditja deri në orët e mbrëmjes.

Njoftimi i IGJEUM

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

——————————————————

Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.09) priten reshje me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë territorin. Në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet priten të dobësohen ditën e nesërme. Ndërsa në fundjavë (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe mesatare në të gjithë qarqet e tjerë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.