Priten “fijet” e krimit në Gjirokastër e Dibër, çmontohen 3 kamera të paligjshme

schedule14:27 - 28 Janar, 2023

schedule 14:27 - 28 Janar, 2023

Aksioni për çmontimin e kamerave të paligjshme është shtrirë në të gjithë vendin. Pas aksioneve në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, Policia ka nisur masivisht të heqë këto objekte  survejimi duke dhënë mesazh të qartë për elementët problematikë, se nuk do të tolerohen akte të tilla. Në njoftimin e radhës, strukturat blu thonë se janë sekuestruar tre kamera në qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës, ndërsa një person është vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë: 

Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K. Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D. Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon/abcnews.al