Mohamed Salah është një nga lojtarët kryesorë të Liverpool, i cili ka ndihmuar skuadrën angleze për të arritur rezultate të larta. Menjëherë pas ndeshjes që Liverpool fitoi kundër Watford me rezultatin e thellë 5-0, kane filluar spekullimet për një rinovim të mundshëm mes palëve.
Sipas “Mirror Football”, agjenti i lojtarit egjiptian, Ramy Abbas Issa ka fluturuar në Angli mënjeherë pas ndeshjes, për të filluar bisedimet me drejtuesit e Liverpool mbi një marrëveshje të re prej 500 mijë funtesh, në javë për yllin egjiptian.
Nëse kjo marrëveshje arrihet mes palëve, Salah do të bëhej lojtari i dytë më i paguar i Premier League, pas Cristiano Ronaldos që fiton 510 mijë funtesh në javë.
Vetë trajneri Jurgen Klopp është shprehur se sulmuesi egjiptian është lojtari më i mirë momentalisht duke e vendosur kështu edhe para lojtarevë më të mirë si Messi dhe Ronaldo.
Në këtë mënyrë sulmusi dhe agjenti i tij, besojnë se Liverpool do të marri në konsideratë një kontratë të re për Salah.
Momentalisht egjiptianit i skadon kontrata në qershor të vitit 2023. /abcnews.al