Pritej zyrtarizimi, “Ylli” brazilian “tradhëton” Juventus për Palmeiras

schedule18:36 - 18 Prill, 2024

schedule 18:36 - 18 Prill, 2024

Pritej, që nga momenti në moment, të zyrtarizohej, si lojtari më i ri i “Bardhezinjve”, të Juventus, mirëpo nuk ka ndodhur kështu, me “fantazistin” brazilian, Felipe Anderson, i cili ka vendosur t’i japë “lamtumirën”, elitës së futbollit italian, duke u rikthyer aty ku nisi gjithçka, në Brazil e më konkretisht, te kampionët në fuqi, të Palmeiras.

Lajmi u bë i ditur, nga vetë kampionët e Serie A braziliane, me anë të një postimi, në profilet zyrtare të klubit, ndërsa prestigjiozja italiane, “Tuttosport” ka sqaruar gjithë situatën, teksa ka zbuluar se negociatat mes drejtuesve të Juventusit dhe lojtarit u ndërprenë pasi ky i fundit kërkoi një pagë të majme, prej 4 milionë eurosh në sezon.

Një shifër e till u duk absurde, për “Zonjën e Vjetër”, e cila tashmë ka kaluar në “Planin B”, plan, që mban emrin e “fantazistit” francez, Anthony Martial, i cili ka vendosur të largohet, nga “Djajtë” e Manchester United, në merkaton e verës, mirëpo përveç rivalitetit “Zikaltër”, me skuadrën e Inter, që kërkon gjithashtu të nënshkruajë me “Gjelin”, teksa një tjetër problem është edhe paga prej 6 milionë eurosh, që kërkon 28-vjeçari. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!