Ndërsa Palmeiras luante në Kupën e Botës për klube në Katar, në Brazil po punohej për të bërë të mundur nënshkrimin e vitit. Mediet braziliane raportojnë se fituesit e Copa Libertadores kanë arritur marrëveshjen me Diego Costan.
Mësohet se ish-ylli i Chelsea e Atletico po negocion personalisht me drejtuesit e klubit dhe është pranë arritjes së marrëveshjes për kontratë dyvjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar në Serie A braziliane.
Nëse ky operacion mbyllet me sukses, Costa kthehet në Brazil pas plot 15 vitesh, kur nga Barcelona EC kalonte në Portugali te Braga dhe futej në arenën gjigante të futbollit europian. Kujtojmë se spanjollo-braziliani u largua nga Atletico pas sherrit me një prej pjesëtarëve të stafit teknik. /abcnews.al