Prita përgjatë lumit Shkumbin për të shpëtuar tokat bujqësore

schedule17:33 - 7 Shtator, 2019

schedule 17:33 - 7 Shtator, 2019

Ndërtimi i pritave në lumin Shkumbin do zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjes së tokave bujqësore në Shushicë të Elbasanit. Punimet do përfundojnë para shirave të vjeshtës.

Tokat bujqësore në Shushicë të Elbasanit nuk do përmbyten më pas rënies së shirave siç ka ndodhur në të kaluarën. Një investim për ndërtimin e pritave përgjatë pjesës jugore të lumit Shkumbin, pranë lagjes së Cogës, do bëjë të mundur rekuperimin e 100 hektarëve tokë bujqësore. Punimet po vijojnë me intensitet në mënyrë që ndërtimi i pritave të përfundojë përpara shirave të vjeshtës, thotë deputeti Taulant Balla.

“Kemi ndjekur fazën e parë, jemi në përfundim të fazës më të rëndësishme, e cila pas 30 vitesh, më në fund shpëton 100 ha tokë të cilat ishin pre e përmbytjeve të lumit Shkumbin. Kjo tokë i rikthehet zonës së Shushicës dhe plani ynë, së bashku me bashkinë, është që zona të pyllëzohet”.

Kryetari i Bashkisë Llatja tha se pyllëzimi i zonës do ndihmojë në zgjerimin e mushkërisë së gjelbër të qytetit të Elbasanit

“Kjo sipërfaqe do të pyllëzohet shumë shpejt, do të jetë ndër prioritetet e Bashkisë së Elbasanit duke i shtuar edhe kurorën e gjelbër qytetit duke qenë se është shumë pranë tij.”

Investimi sipas deputetit të zonës Kamami është faza e tretë e punës së nisur me argjinaturën pranë fshatit Muriqan dhe atë pranë fshatit Polis Valë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!