Prisni njoftimin e mjekut të familjes, nesër nis vaksinimi masiv te sheshi “Skënderbej”

schedule20:55 - 27 Mars, 2021

schedule 20:55 - 27 Mars, 2021

Nesër do të nisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë vaksinimi masiv kundër COVID-19. Mbrëmjen e sotme përgatitjeve për ngritjen e çadrave ku qytetarët do mund të marrin dozat u është dhënë dora e fundit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në mbështetje të ekipeve të ministrisë së Shëndetësisë do të jenë edhe mjekë dhe infermierë të FA-së në.

Jemi duke vijuar punën për të ngritur qendrën e vaksinimit masiv në Tiranë. Pas qendrës te stadiumi që do të vijojë për grupet që po vijojnë vaksinimin në këto ditë; të moshuarit dhe gjithashtu mjekët për dozat e dyta, mësuesit dhe pedagogët, do të ngremë edhe këtë qendër që do të mungojë kryerjen e një numri të madh vaksinimesh ditore në sheshin “Skënderbej”. Kemi ambicien për deri në 15 vaksinime në ditë. Kemi bërë të gjithë shpërndarjen e dozave në të gjithë Shqipërinë.

Ju them qytetarëve, do të vijojmë procesin dhe do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, ai do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e kryerjen së vaksinës. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit.

Do të jenë dy ambiente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza. Në mbështetje do të jenë edhe mjekë dhe infermierë të FA-së në ndihmë të ekipeve të ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duke nisur nga dita e hënë nga portali E-Albania do të mundet të kryhet një regjistrim për vaksinim sipas grupmoshave” tha Manastirliu./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!