Prishtina do të aplikojë për t’u anëtarësuar në KiE brenda 2 vitesh

schedule12:54 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 12:54 - 16 Dhjetor, 2017

Kosova do të dorëzojë një kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Mediat serbe citojnë deklaratën e zv/kryeministrit kosovar Enver Hoxhaj sipas të cilit kërkesa do të dorëzohet  gjatë dhjetorit ose maksimumi në janar të 2018-ës. Po sipas Hoxhaj Kosova ka shumë mundësi anëtarësimi Brenda dy vitesh nëse kërkesa dorëzohet në këtë periudhë. Kjo pasi këtë kohë institucioni kryesohet nga shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë mbledhjes së qeverisë në Prishtinë Hoxhaj tha se Këshilli i Europës, pas bashkimit europian është një nga organizatat më të rëndësishme në Europë dhe Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është pjesë e tij. Ndërkohë që janë katër vende që e njohin pavarësinë e Kosovës që e kryesojnë atë aktualisht. Sipas tij Kosova duhet të dëshmojë se ka institucione të qëndrueshme, që po bën progress në zbatimin e ligjit si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!