Neymar zyrtarizoi marrëveshjen me Puma në shtator të vitit 2020 dhe pati njëfarë habie për largimin nga gjiganti Nike, pasi kishte edhe 8 vite kontratë. Së fundmi ka informacione të reja, që e nxijnë sulmuesin brazilian të PSG-së.
“The Wall Steet Journal” raporton se Nike dhe Neymar ndërprenë marrëveshjen, pasi kompania nisi hetimet pas pretendimeve të një punonjëseje për ngacmim seksual. Nike në asnjë moment nuk ka dhënë ndonjë arsye pse u nda nga një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë për momentin.
Në artikullin e WSJ thuhet se punonjësja u kishte thënë miqve dhe kolegëve të Nike se Neymar, në vitin 2016, ishte përpjekur ta detyronte atë të bënte seks orar në dhomën e tij të hotelit.
Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në New York, ku punonjësja po ndihmonte në aktivitetet e futbollistët. Nga ana e Neymar mohohet të ketë ndodhur diçka e tij. Zëdhënësja e braziliani ka thënë se Neymar do e mbrojë veten kundër këtyre sulmeve të pabaza. Sipas saj, palët janë ndarë për arsye komerciale.
Sipas asaj që shkruhet në artikull, punonjësja ishte ankuar në vitin 2018. Ajo i kishte përshkruar shefit të burimeve njerëzore atë që kishte ndodhur dhe Nike në atë moment pagoi avokatët për të nisur një hetim dhe nga viti 2019 ndaloi daljen e Neymar në reklama, ndërkohë që zhvillohej hetimi. /abcnews.al