Reshjet intensive të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkun e Gjirokastrës, ku jashtë kësaj situate nuk do të ngelej dhe fshati Vrisera i cili është në kufi me shtetin fqinj Greqinë.
Dalja nga shtrati i lumit Kseria ka krijuar jo pak probleme për banorët e zonës. Për vite me radhë kanë kërkuar ndërhyrje në argjinaturën kryesore të këtij lumit.
Ky është një shqetësim i hershëm për banorët e kësaj zone. Situata e para pak ditëve, si pasoje e reshjeve intensive ka alarmuar jo pak këta te fundit.
Problem për banorët është edhe mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike. Aktualisht, për të sistemuar shtratin e lumit Kseria, Bashkia Dropull është duke punuar me mjete të rënda ndërsa për banorët zgjidhja përfundimtare mbetet ende larg. /abcnews.al/