Në fshatin Vrisera në zonën e Dropullit, Drino ka dalë nga shtrati disa herë brenda këtij viti.
Dora e njeriut ka prishur ekosistemin, dukë ndërhyrë jo vetëm në shtratin e lumit, por ka dëmtuar edhe argjinaturën.
Problemi ngrihet nga Specialisti pranë drejtorisë së Shërbimeve bujqësore, Balil Bineri.
“Janë detyra të institucioneve që duhet të kujdesen për rrjetin e kanaleve të para dhe atyre kulluese, për të cilat fermeri nuk mund të bëjë asgjë.
Përmbytja e fundit u shkaktoi miliona lekë dëme banorëve të zonës pasi të mbjellat i humbën.
“Natyrisht që tokat e mbjella nuk do të mbesin pa u dëmtuar. Por duhet një kujdes duke filluar nga ai që e zotëron ngastrën dhe aty ku është e mundur të bëjë kontrollet e duhura”, tha Bineri.
Bujqësia është një sektorët bazë për ekonominë në këtë zonë.
/abcnews.al/

