Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, në një intervistë për “Sky Sport Italia” ka folur gjatë për merkaton e kuqezinjve. Ish-mbrojtësi beson se ekipi do të rritet gradualisht si dhe ata do të jenë në gjendje për të luftuar për një vend në Champions League.
“Merkatoja sapo ka filluar, por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këto ujëra. Pjesa më e vështirë për ne kaloi, sepse ajo ishte rinovimi me Ibrahimovic. Firma me të ishte prioriteti ynë. Statistikat flasin vetë për Zlatan dhe ai është i rëndësishëm për në jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Brahim Diaz? Ai është një lojtar që mund të luaj në çdo pozicion në sulm. Spanjolli është nga ata lojtarë që bëjnë diferencën. Jam i lumtur që ai është këtu me ne. Për sa i përket këtij sezoni, një nga synimet është rikthimi në Champions. Klubi ka bërë përpjekje për tu renditur më lart në renditje, por nuk mund të luajmë gjithë vitin me mendjen për të arritur një nga katër vendet e para,” mbyll Maldini. /abcnews.al