Ndër prioritetet e Arta Markut nëse zgjidhet prokurore e Përgjithshme janë fuqizimi i drejtorisë gjyqësore me prokurorinë e përgjithshme, pasi aty janë një sërë çështjesh të akumuluara, forcimi i sektorit të dekriminalizimit, spastrimi i administratës së prokurorisë nga personat me probleme dhe standarde etike të sjelljes, në mënyrë që të rikthehet besimi te publiku.
“Fuqizim i drejtorisë gjyqësore me prokurorinë e përgjithshme se aty do të jetë pesha më e madhe puëns, menjëhëre pas filimit të punës së gjykatës së lartë dhe Gjykatës kushtetuese se ka një sërë çështjesh të akumuluara, dhe për një punë të suksesshme aty duhet shtuar numri i prokurorëve në prokurorinë e përgjithshme ka pasur shumë shkarkime në këtë periudhë dhe rekomandimi i magjistratërve që do të jenë në funksion të përgatitjes së dosjeve.
Prioritet tjetër është forcimi i sektorit të dekriminalizimit që funksionon me një prokuror dhe dy OPGJ, por edhe një mision tjetër spastrimi i administratës nga personat me probleme, standarde etike të sjelljes për administratës së prokurorisë, sepse nxit besimin e publikut dhe trajnimet e OPGJ dhe punonjësve të administratës se janë të rëndësishme për funksionimin e mirë të prokurorisë”. /abcnews.al