“Prioritet sundimi i ligjit”, Kurti: Me BERZH mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë

09:47 | 25/02/202009:470

Në videon e shpërndarë në “Facebook” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u është përgjigjur pyetjeve rreth qeverisë së tij.

Kurti tha se ndonëse BE-ja do të mund të bënte më shumë, BERZH gëzon respektin e shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor me investimet e saj.

”Ne kemi BE, por BE-ja mund të bëjë më shumë. Sidoqoftë, diçka që vjen nga Evropa dhe të cilën e çmojmë në Ballkanin Perëndimor është BERZH, pasi që fjalë kyçe e saja janë investimet”, tha Kurti.

Gjatë intervistës Kurti theksoi se qeveria e tij, është e fokusuar te sundimi i ligjit.

“Do të fokusohemi tek sundimi i ligjit, në mënyrë që ta luftojmë korrupsionin, ta ndalim korrupsionin, si dhe t’i sigurojmë investimet. Por, në anën tjetër, ne po ashtu do ta lidhim tregun e punës me arsimimin cilësor. BERZH është më e mira që mund të marrim dhe besoj se me qeverinë tonë mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë. Do të fokusohemi midis tjerash në lidhjen midis Prizrenit dhe Tetovës, por edhe në rehabilitimin e hekurudhës jug-veri, nga Hani i Elezit në Leshakë”, tha Kurti.

Western Balkans Investment Summit: PM Kosovo Albin Kurti on his country's potential

During our 2020 Western Balkans Investment Summit, our Jonathan Wells caught up with the Prime Minister of Kosovo 🇽🇰 Albin Kurti as it's his first Summit, he shared with us his impressions, vision and hopes.Fighting corruption 💪 and enabling youth are among his key priorities

Gepostet von European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) am Montag, 24. Februar 2020

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono