Në videon e shpërndarë në “Facebook” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u është përgjigjur pyetjeve rreth qeverisë së tij.
Kurti tha se ndonëse BE-ja do të mund të bënte më shumë, BERZH gëzon respektin e shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor me investimet e saj.
”Ne kemi BE, por BE-ja mund të bëjë më shumë. Sidoqoftë, diçka që vjen nga Evropa dhe të cilën e çmojmë në Ballkanin Perëndimor është BERZH, pasi që fjalë kyçe e saja janë investimet”, tha Kurti.
Gjatë intervistës Kurti theksoi se qeveria e tij, është e fokusuar te sundimi i ligjit.
“Do të fokusohemi tek sundimi i ligjit, në mënyrë që ta luftojmë korrupsionin, ta ndalim korrupsionin, si dhe t’i sigurojmë investimet. Por, në anën tjetër, ne po ashtu do ta lidhim tregun e punës me arsimimin cilësor. BERZH është më e mira që mund të marrim dhe besoj se me qeverinë tonë mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë. Do të fokusohemi midis tjerash në lidhjen midis Prizrenit dhe Tetovës, por edhe në rehabilitimin e hekurudhës jug-veri, nga Hani i Elezit në Leshakë”, tha Kurti.
https://www.facebook.com/ebrdhq/videos/126264915477109/

