‘Prioritet për Putinin, raporti me SHBA. Lufta në plan të dytë”, Shala: Trump mund të nis një hakmarrje me pasoja për Moskën

schedule22:08 - 14 Prill, 2025

schedule 22:08 - 14 Prill, 2025

Eksperti i sigurise Xhavit Shala komentoi zhvillimet e fundit në planin gjeopolitik mes Rusisë dhe SHBA. Sipas tij, për Rusinë në plan të parë është marrëdhënia me Amerikën dhe lufta ka kaluar në plan të dytë. Më tej Shala tha se Putini kërkon të rivendosi raportin me SHBA sic ka qenë më parë.

“Trump ka synuar për një fitore të shpejtë për paqen në luftë se i duhej për pozitën e tij si president. Ai i besonte shoqërisë së vjetër me Putin, por Putin mendon për sovranitet dhe për territore nuk e ul në këtë nivel.

Putini tashmë po përpiqet dhe po arrin që Ukrainën ta ketë në plan të dytë dhe në plan të parë ka SHBA. Synon të kthehen ambasadat, të vendosen marrëdhëniet sic kanë qenë. Putin nuk ka synim paqen, por në një moment të caktuar mund të nis një hakmarrje alla Trump që mund të ketë pasoja edhe për Moskën.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!