Prisnin pyjet në zonën e mbrojtur të Llëngës, 2 të arrestuar e 2 të proceduar në Pogradec

schedule14:47 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:47 - 15 Qershor, 2021

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për prerje të pyjeve në zonë të mbrojtur në Pogradec.

Mësohet se pas një hetimi disamujor, nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë u arrestua në flagrancë A. Xh., 43 vjeç inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec, A. Xh., 35 vjeç, si dhe u proceduan penalisht F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë këtij operacioni rezultoi se, në në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë.

A.B., duke qenë me detyrë inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit,  në rrugën Vërdovë-Pogradec, policia ka kapur 35-vjeçarin A. Xh. (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve), duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!