“Prindërit u larguan nga Shqipëria vetëm me një valixhe në dorë”, rrëfimi prekës i Ava Max

schedule08:08 - 4 Gusht, 2021

schedule 08:08 - 4 Gusht, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Uproxx”. Ajo ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë.

Amanda Ava Koçi ka lindur në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994, në të njëjtën javë që ‘The Poëer Of Love’ e Celine Dion më në fund arriti në numrin 1 në listat e Billboard, një mirëseardhje e përshtatshme për një artiste e cila së shpejti do të fitonte njohjen si vokaliste e fuqisë në të drejtën e saj. Dhe ndërsa mbështetja e familjes është diçka që shumë artistë të suksesshëm e vënë në dukje gjatë ngritjes së tyre, për Ava Max, mënyra se si prindërit dhe vëllai i saj mbrojtën ëndrrën e saj që në moshë të re ishte e rëndësishme në ngritjen e saj. Si vajzë e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria gjatë rënies së komunizmit, që në vogëli Ava e kuptoi që nëna e saj i kishte vënë në pritje ëndrrat për të qenë një këngëtare operistike për t’i ofruar një jetë më të mirë vajzës së saj”, shkruan revista amerikane.

Ndërkohë në rrëfimin e Avës një vëmendje të madhe ka tërhequr sakrificat e familjes së saj për të bërë realitet ëndrrën e së bijës, të cilët janë larguar nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë.

Ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me një gjashtëvjeçar, vëllain tim. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai im me të vërtetë donte të vinte në Amerikë, kështu që pas një viti që jetuam në një kishë babai im erdhi dhe na tha: ‘Ne do të shkojmë në Amerikë”, ka treguar ndër të tjera këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!