Prindërit i dërgojnë peticion ministrisë: Në shkolla mungojnë mësuesit ndihmës

schedule17:53 - 6 Tetor, 2021

schedule 17:53 - 6 Tetor, 2021

Shumë fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat publike këtë vit kanë mbetur pa mësim. Kjo për shkak të mungesës së mësuesve ndihmës.

Shqetësimi ngrihet nga prindërit e tyre të cilët paraditen e të mërkurës dorëzuan në Ministrinë e Arsimit një peticion përmes të cilit kërkojnë zgjidhjen e problemit.

Prindërit kërkojnë shtim të numrit të mësuesve ndihmës dhe orëve të tyre në shkolla.

Ministria e Arsimit pranon problemin. Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Arsimit Para-universitar thotë se zgjidhja pritet të vijë brenda javës.

Zyrat arsimore kanë shpallur vendet e lira ndërkohë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta janë 600 punonjës psiko-social

Në shkollat publike një vit më parë mësonin rreth 4500 fëmijë me nevoja të veçanta 1700 prej të cilëve me autizëm. Në mbështetje të tyre ishin 1300 mësues. /Abcnews.al