Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka pak që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “You For Me”.
Ndërkohë, prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë gjetur së fundmi pak kohë për pushime.
Çifti kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushime këtë fillim të verës. Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa momente nga brigjet shqiptare.
Ata fillimisht kanë vizituar Patokun, ndërsa më pas janë drejtuar për në qytetin e Vlorës./abcnews.al
/abcnews.al