Prindërit e divorcuar, fëmijët nuk duan të jetojnë me nënat, ndërhyn policia dhe punonjëset sociale

schedule15:49 - 27 Tetor, 2022

schedule 15:49 - 27 Tetor, 2022

Nuk është aksion për kapjen e një të kërkuari, por rreth 10 policë shkuan sot për të zbatuar një vendim gjykate që kujdestarinë e fëmijëve ta marrë nëna. Forca kaq të shumta policie sollën panik jo vetëm në familjen e dy vëllezërve Hila, por në të gjithë fshatin Levan.

6 fëmijët, të moshave nga 8 deri në 13 vjeç tashmë jetojnë me hallën. Njëri prej vëllezërve, Lefter Hila është në kërkim prej një muaji pasi ka dhunuar bashkëshorten. Ndërsa vëllai tjetër, Ilir Hila u arrestua dy ditë më parë pasi nuk lejonte që fëmijët të kalonin nën kujdestarin e ish gruas.

Motra e tyre, akuzon përmbaruesit dhe punonjësit e policisë se kanë hyrë me forcë në banesë, ngjarje e ndodhur ditën e mërkurë. Thotë se të 6 nipërit nuk pranojnë të jetojnë me nënat.

Sot në mëngjes përmbaruesi Juljan Hoxha, psikologet dhe punonjës të shumtë të policisë shkuan sërish në Levan për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Fëmijët nuk pranuan përsëri dhe u mbyllën në një nga dhomat e banesës.

Pas 5 orësh negociata nënat dhe punonjëset sociale arritën të nxjerrin të miturit nga shtëpia.

Përmbaruesi sqaroi për mediat dhe vendimin e gjykatës. Abc mëson se prej 1 muaj kur doli vendimi i gjykatës, fëmijët qendrojnë të mbyllur madje nuk kanë shkuar as në shkollë./abcnews.al/