Prindërit e alarmuar në Spille, 8 mësues dhe 13 nxënës të infektuar me Covid

schedule21:07 - 26 Janar, 2021

schedule 21:07 - 26 Janar, 2021

Tetë mësues të shkollës 9-vjeçare në Spille janë konfirmuar të infektuar me koronavirus. Të prekur janë po ashtu edhe 13 nxënës në ciklin fillor dhe 9-vjeçar.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se mësuesit e infektuar me Covid 19 janë zëvendësuar nga Zyra Arsimore Kavajë. Prindërit kanë hezituar të dërgojnë fëmijët në këtë shkollë gjatë këtyre dy ditëve si pasojë e infektimeve masive. /abcnews.al